Kontrollorët e Rinasit kërkojnë lirimin nga burgu

13:43 | 15 Prill 2021
A. B.

Kontrollorët e trafikut ajror në Rinas, Armando Fezga dhe Muhni Mezini, kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila i la në burg, duke i akuzuar si organizatorë të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve.

Nga ana tjetër, Gjykata caktoi masë e sigurisë “arrest shtëpie” për Floresha Ndreca, e cila deklaroi se e kishin pushuar nga puna.

Kontrollorët e aviacionit ajror të kompanisë “Albcontrol” u futën para disa ditësh në një grevë, duke bojkotuar punën. Një nga kërkesat e tyre ishte që paga e tyre mujore të shkonte aq sa ishte para pandemisë, rreth 4400 dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme