Policia greke ka arrestuar në zonën kufitare pranë Kapshticës 5 shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas policisë helene, shërbimet e saj kufitare kanë gjetur në një zonë me shkurre të dendura pranë doganës së Kapshticës, 5 çanta të mëdha, brenda të cilave ndodhej sasia prej 68 kg kanabis sativa dhe 2 kg kanabis e përpunuar në formë çokollate.
Menjëherë në zonë janë vendosur patrulla dhe sapo një grup i përbërë prej 5 personash i ka marrë çantat, menjëherë shërbimet policore greke ndërhynë duke i arrestuar, transmeton tch.
Prej verifikimit rezultoi se të gjithë shtetasit e ndaluar kishin kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin mes dy vendeve, ndërsa 3 prej shqiptarëve rezulton se kishin të ndaluar hyrjen në zonën Shengen.
Të arrestuarit janë të moshave 22-41 vjeç dhe janë banorë të zonave kufitare pranë Greqisë.
Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare