Një kontroll blic është ndërmarrë sot nëpër qelitë e burgjeve në vend, ku janë gjetur shumë sende të ndaluara.
Burime nga drejtoria e Burgjeve janë shprehur për “Shekulli” se aksioni i kontrollit është zhvilluar në burgun e Lezhës dhe Lushnjës. Në dy burgjet në fjalë janë gjetur 10 thika dhe 15 telefona, si dhe pije të shumta alkoolike.
Pas këtyre kontrolleve është vendosur pezullimi i dy shefave të sigurisë në këto dy burgje, si dhe kanë nisur hetimet.
Ndërkaq, kontrolle pritet të ndërmerren gjithashtu edhe në burgje të tjera të vendit.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...