Sot është dita e tretë e kontrolleve në akset kryesore të qytetit të Fierit, nga ana e patrullave policore.
Policia ka ngritur postblloqe te Vija e Ngjalës në hyrje të Fierit, në rrugën e Semanit si dhe në rrugën e Vlorës. Sipas burimeve nga policia janë shoqëruar për verifikim disa mjete luksoze, por deri tani nuk ka asnjë sekuestrim.
Aksioni vjen si pjesë e planit të masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.
Faza e parë e aksionit pritet të përfundojë sot rreth orës 12:30. Aksioni i policisë do të rifillojë në ditët në vijim.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës