Katër persona janë vënë në pranga për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë në sajë të operacionit policor “Vijimësia”.
Sipas policisë së Shkodrës janë sekuestruar koli me cigare, rreth 15 mijë euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete.
Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan Aleksandër Kontic, 54 vjeç, rezident ne Podgoricë të Malit të Zi, Edmond Gjolaj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malësi e Madhe, Ardian Okaj, 45 vjeç, nga Shkodra dhe Albert Hasanaj, 45 vjeç nga Kamica, Malësi e Madhe.
Sipas burimeve zyrtare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.
Këto shtetas pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ”Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”./Top Channel
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...