Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin “Botulinum toxin”, i cili kishte për objektiv zbulimin dhe goditjen e kontrabandës dhe tregtimit të paligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur ndryshe si “Botox”, nga klinikat estetike.
Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në vendimin e Gjykatës së Tiranës, u kryen kontrolle në 30 klinika estetike, ku u konstatua se një numër i konsiderueshëm prej tyre përdornin produkte “Botox” të kontrabanduara dhe nuk deklaronin të ardhurat e përfituara nga trajtimet estetike në organet tatimore. Produkti dyshohet se ishte kontrabanduar dhe injektohej pa leje në klinika të ndryshme, duke shkelur ligjin.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë tre persona: M. K., administratori i një subjekti privat që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte klinikat me të; si dhe Xh. M. dhe D. Sh., administratoret e dy klinikave ku përdorej ky produkt.
Gjithashtu, pesë administratorë të tjerë klinikash, përkatësisht A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh., u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Ndërkohë, tre persona të tjerë, S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë administratorë klinikash estetike, u shpallën në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tyre.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan medikamente të kontrabanduara “Botox”, ndërsa materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme lidhur me veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”, dhe “Fshehja e të ardhurave”. /a2cnn
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...