Kontrabanda, arrestohet doganieri dhe tregtari në Rinas

11:27 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Një doganier i doganës së Rinasit ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe një 26 vjeçar.

Ata akuzohen për kalim të paligjshëm të mallrave nëpërmjet kësaj pike kufitare.

Në pranga përfunduan Geron Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë doganier në doganën Rinas) si dhe Gerald Keta, 26 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i tyre u bë, pasi shtetasi Gerald Keta, në doganën Rinas tentoi të kalonte mallra kontrabandë (veshje) në mënyrë të kundraligjshme, ndërsa shtetasi Geron Hoxha (me detyrë doganier në Rinas), në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, ka shpërdoruar detyrën duke lejuar që të kalonte mallrat kontrabandë shtetasi i mësipërm”, thuhet në njoftim e policisë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, në ngarkim të shtetasit Keta., dhe për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të shtetasit Hoxha./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme