Dy pjesëtarët e stafit të qendrës shëndetësore Roskovec, që kishin pasur kontakt me çiftin e infektuar nga fshati Mbërs, rezultuan negativ në testin për Covid 19. Nesër ata rikthehen në punë për t’i shërbyer qytetarëve.
Çifti i bashkëshortëve nga fshati Mbërs i Roskovecit u kthyen me 6 mars nga Italia. Ata jetojnë në Fier por kanë të afërmit në Mbërs. 61-vjeçarja ka një dyqan ushqimor në lagjen 1 Maji në Fier. Ajo qëndroi 2 ditë në repartin e patologjisë të spitalit rajonal Fier deri sa erdhi përgjigjia se ishte e prekur me koronavirus.
Pasi u mor vesh se ajo dhe bashkëhsorti i saj ishin prekur me CoVid-19 18 mjekë, infermierë dhe sanitare që i kanë shërbyer 61-vjeçares, prej disa ditësh janë vetëkarantinuar. Ndërkohë fatmirësisht dy mjekët që u kanë shërbyer më nga afër janë negativ ndaj koronavirusit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...