Google ADS

Konstatohen shenja plagësh në trupin e 16-vjeçarës që u mbyt sot në Ksamil

17:07 | 21 Korrik 2017
M. A.

Një vajzë rreth 16 vjeçe u mbyt mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ndërkohë mësohet se në trupin e turistes ruse janë konstatuar 2 shenja plagësh. Dyshohet se e reja mund të jetë përplasur nga një mjet ujor, ose të ketë rënë nga shkëmbinjtë. Plagët janë konstatuar në bërryl dhe në shpatullën e majtë.

“Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur “3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.Trupi i saj është dërguar drejt Spitalit të morgut në Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore”.

“Nga shikimi paraprake në trupin e pa jetë janë konstatuar dëmtime dhe prerje në trupin e vajzës (në bërryl dhe në shpatullën e majtë)”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme