Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata lë në burg Nezar Seitin

23:58 | 7 Nëntor 2024
Q L

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Nezar Seiti për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Seiti është i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve, i cili njihet si financier i grupit dhe ka lënë të pandryshuar masën aktuale të sigurimit.

Në përfundim të gjykimit, gjykata ka vlerësuar se kërkesa për zëvendësim të masës nuk është e justifikuar.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ky vendim mund të apelohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve nga komunikimi i vendimit. /A2 CNN

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme