Google ADS

Konkursi Ndërkombëtar i EXPO Albania, Rama: Qendër multifunksionale e domosdoshme për zhvillimin e Shqipërisë

11:14 | 25 Prill 2024
E.K

Zgjidhet sot studio finaliste e Konkursit Ndërkombëtar të EXPO Albania. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij gjatë këtij eventi, deklaroi se janë 5 ekipe në botën e arkitekturës bashkëkohore të cilat do të prezantojnë idetë e tyre për një qendër multifiunksionale të domosdoshme për Shqipërinë.

Rama theksoi se projekti që juria do të vlerësojë gjatë pasdites si fitues, do i japë mundësinë vendit tonë që të ketë një qendër të re të quajtur EXPO Albania për organizimin e panaireve, ekspozitave arti, kulturës, historisë, konferencave dhe takimeve të ndryshme, duke krijuar një ofertë të re për Shqipërinë e 2030-ës.

“Ky është një event i rëndësishëm në rrugën e transformimit të vendit dhe në një fazë të re zhvillimi ku vendi ynë që lidhet ndër të tjera edhe me kontributin e arkitekturës në këtë transformim dhe me praninë e një rrethi të gjerë arkitektësh me prestigj ndërkombëtar të cilët shtohen dita-ditës në funksion të jetësimit të një të ardhmeje që arkitektura ndihmon ta shohim më pranë dhe ta parashohim përmes shprehjeve dhe shfaqjeve të saj.

Gjithkush mund të parashikojë të ardhmen në mënyrën e tij dhe sidomos përmes formave dhe shfaqjeve të arkitekturës.

Projekti që juria do shohë si më të përshtatshëm për t’u ndërtuar dhe për ti dhënë Shqipërisë më në fund një qendër të re që e kemi quajtur EXPO Albania ku do kemi infrastrukturë për organizime të posaçme, që nga panairet te ekspozitat e artit, tek evenet, konferencat, takimet e përmasave të ndryshme dhe patjetër një destinacion për banorët e Tiranës dhe për vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë të cilët do të gjejnë arsye për të vizituar këtë hapësirë të re që po ndërtojmë”, tha Rama.

Ky i fundit theksoi se pavarësisht se do të zgjidhet vetëm një fitues, 4 ekipet e tjera konkurruese në këtë konkurs, do të mbështeten dhe do të kenë shansin që të ndihmojnë në ndërtimin e një Shqipërie të re dhe përmes arkitekturës t’i bëjnë njerëzit të besojnë se qielli është kufiri i epërm./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme