Në ambientet e Pallatit të Kongreseve të hënën është mbajtur testimi i kandidatëve që konkurrojnë për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për pozicionin Patrullë e Përgjithshme.
“Ky është testimi me shkrim që do të zhvillohet gjatë dy ditëve në vijim dhe që i paraprin testimit fizik dhe atij psikologjik. Në këtë testim marrin pjesë rreth 2700 të rinj nga i gjithë vendi, të cilët konkurojnë për 150 vende në Policinë e Shtetit”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Në hapjen e konkurimit, kandidatët i ka përshëndetur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
“Unë dua t’ju falenderoj të gjithëve që iu përgjigjët thirrjes sonë për tu bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes në Akademinë e Rendit dhe Sigurisë, iu përgjigjët jo vetëm thirrjes sonë, por dhe dëshirës tuaj për tu bërë pjesë e organizatës së Policisë. Që të jesh punonjës Policie nuk është vetëm privilegj, por dhe është sakrificë dhe ata të cilët do të arrijnë të kalojnë me sukses këtë proces, do të sakrifikojnë nga jeta e tyre, nga koha e lirë e tyre, do të privohen nga disa të drejta, por gjithsesi që të shërbesh në organizatën e Policisë është një privilegj. E tha edhe drejtori i Akademisë që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i gjatë, do të jetë transparent dhe unë nuk dua që t’ju shtoj më shumë emocione për faktin se sot do të jetë një ditë e gjatë për ju. Ju uroj të gjithëve suksese dhe le të fitojnë më të mirët”, ka deklaruar Veliu.
Procesi vijon edhe sot nën mbikëqyrjen e Komisionit të ngritur posaçërisht për këtë fazë të konkurimit.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...