Arben Malaj një ish funksionar i lartë i PS por edhe në pozicione me rëndësi në kabinitetet qeveritare të socialisteve nder vite ka ironizuar dhe kritikuar mbajtjen e Kongresit të PS në 12 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
“I pa nevojshem dhe turperonjese per socialistet e thjeshte dhe te ndershem.”, shkruan Malaj në një status të gjatë në facebook, referuar Kongresit.
Sipas tij, as Orban, as Erdogan, as Fidel Kastro, Kim Jung apo edhe Kina nuk kanë shkuar deri aty sa të bëjnë një Kongres në stadium.
Statusi i plote i Arben Malaj:
Kongres apo miting brohorrites pas zgjedhjeve qe nuk e zgjidhen lakun e deshtimeve te perseritura ne procesin dhe perspektiven euro-atlantike.
Jane ftuar vetem per te degjuar dhe duar trokitur me ovacione ?
Kongres te jashtezakonshem ne stadium??
I pa nevojshem dhe turperonjese per socialistet e thjeshte dhe te ndershem.
As Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri I Korese se Veriut – nuk kane mbritur deri ketu.
Edhe partia komuniste e Kines qe perfaqeson 1.4 miliarde banore nuk ka bere deri sot kongres partie ne stadiume.
Si ka mundesi qe Rilindja qe “perfaqeson” nje popullesi ne tkurje me më pak se 3 miljon banore, bene kongres te jashtezakonshem ne stadium?!
Keqardhje per situaten kritike ku ka arritur nenshtrimi I verber i “perfaqesuesve” te popullit dhe te partise ndaj disa rilindasve parafabrikate arrogante, te babezitur, te korruptuar dhe te kapur nga oligarket.
Keta oligarke po keq-perdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina qe i levizin sipas interesave te tyre per perfitime abuzive dhe varferonjese per shqiptaret.
Ne kete rast vlen me shume se kurre mesimi qe presidenti Jefferson i jepte djalit te tij se ne jete ka edhe fitore turperonjese.
Kapja e shtetit e demton demokracine dhe sigurine si te shqiptareve, te SHBA dhe BE më shumë se cdo form tjeter e korrupsionit.
Kjo eshte sfide shume e veshtire por pa e fituar luften kunder pandershkueshmerise paqja e qendrueshme dhe siguria – jo vetem ne Ballkanin Perendimore do te jene risk.
Dite te nbare!
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...