Rrëmuja me lejet për shfrytëzimin e vijës bregdetare ka mbërritur edhe në Vlorë.
Plazh i quajtur Kalaja, i ndërtuar dhe shfrytëzuar ligjërisht prej vitesh nga pronari i një lokali buze detit, i është dhënë një biznesi tjetër shumë më larg. Për të shkuar në plazhin për të cilën ka marrë lejen, duhet të kalohet në mes të biznesit që nuk po e merr ende lejen. Kjo situatë mund të jetë pragu i ndonjë konflikti.
Biznesit me emrin ‘Kalaja’ ende nuk i është dhënë ndonjë leje për shfrytëzim të vijës bregdetare të cilët ai tregon se e ka investuar vetë për ta kthyer në një plazh si dhe ka ndërtuar shkallët ku pas vendimit të ministrisë së turizmit duhet t’i përdorë një biznes tjetër.
Sipërmarrësi i plazhit Kalaja bën apel për rishikimin e lejes së dhënë dhe ndërhyrje sa më shpejtë, që mos te lindin konflikte të rënda./tch/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”