Konfirmohet rasti i parë me fruth në Shkodër. Ky fakt u tha nga shefja e epidemiologjisë në këtë qark, Dhurata Hysa.
I infektuar është një fëmijë 4 vjeç, i vaksinuar me dozë të parë. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po monitorohet në kushtet e shtëpisë.
Vendi ynë është prekur nga fruthi gjatë kësaj periudhe ku edhe në Shkodër është konfirmuar rasti i parë. Një fëmijë i moshës 4-vjeç ka rezultuar i prekur me Vruth. Sipas epidemiologes Dhurata Hysa fëmija është i vaksinuar me një dozë.
“Ne kemi marrë disa raste suspect për fruthin. Janë marrë kampionët dhe janë dërguar në ISHP.
Një prej rasteve është me virusin e fruthit”, tha Hysa.
Sipas saj deri më tani nga kontrollet ky është rasti i parë. Hysa tregon se 4 vjeçari po ndiqet nga mjekët dhe familjarët teksa ndodhet në banesën e tij në një gjendje të mirë shëndetësore.
“Gjendja shëndetësore fëmijës është e mirë. Ndodhet në kushte shtëpie në kujdesin e prindërve, mjekëve dhe kryesisht të specialistit, pediatri. Rasti është referuar nga Spitali Rajonal Shkodër, reparti i pediatrisë. Komunikimi ka qenë shumë i mirë me shërbimin e epidemiologjisë, mjekëve të familjes e spitalit rajonal”, shtoi ajo.
Vaksina e fruthit aplikohet në moshën 1 dhe 5 vjeç. Aktualisht vaksinimi është kryer në masën 87% për dozën e parë dhe mbi 90 % për dozën e dytë ne rajonin e Shkodrës./rtsh.al
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes