Konfirmohet me COVID-19 pronari i një restoranti në Elbasan

23:45 | 6 Prill 2020
Arbresh.info

Mbrëmjen e kësaj të hëne është konfirmuar pozitiv me koronavirus një tjetër person në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e rasteve të prekura në këtë qytet.

Për ABC News se rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar, pronari i një restoranti që ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit është prekur nga koronavirusi. Ai ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi apo siç është emërtuar tani COVID-2. Pasi kreu skaner dhe mjekët patën dyshime të forta se ai mund të jetë infektuar nga koronavirusi i morën tamponin dhe në mbrëmje përgjigjia rezultoi pozitive. Ai po trajtohet në spital dhe po mjekohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme