Konfindustria me anë të një komunikate për media ka shprehur shqetësimin për mosdhënien e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset nga sistemi i gjëndjes civile në shkallë vendi për një periudhë kohore pothuaj 2 javore.
Në njoftim thuhet se shkak për sa më sipër, sipas të dhënave të tërthorta, është rënia e sistemit kibernetik, përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e AKSH-it, shkruan Arbresh.info.
“Gjëndja është vecanërisht problematike për qytetarët shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit. Me një goditje të drejtëpërdrejtë të seriozitetit minimal të shtetit, autoritetet përgjegjëse nuk kanë kryer asnjë njoftim publik për sa më sipër. Autoritetet nuk kanë parashikuar dhe marrë masa ligjore për vazhdimin e dhënies së shërbimeve në mënyrë manuale në rastet kur sistemi informatik nuk është funksional.”, thuhet në njoftim.
Konfindustria vlerëson, se rënia e përsëritur dhe e tejzgjatur e sistemit informatike të ofruara nga AKSH-i, përfshi dhe të gjëndjes civile në shkallë vendi së fundmi, është shprehje e keqpërdorimit të qindra milionë euro investime në sektorin e teknologjisë.
Gjithashtu, ndalimi i plotë i dhënies së shërbimeve nga gjendja civile tregon, se ka mangësi të shumta dhe paaftësi profesionale e theksuar në legjislacionin në fuqi. Në të gjitha vendet e zhvilluara demokratike, në kushtet e rënies së sistemeve informatike për arsye teknike ose/dhe në kushtet e luftës së mundshme hibride, shërbimet jetike për qytetarët dhe bizneset janë parashikuar në ligj të kryhen dorazi./Arbresh.info/
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...