Konfindustria do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë disa kërkesa lidhur me projektbuxhetin 2025

09:31 | 11 Nëntor 2024
E.G

Konfindustria shqiptare ka njoftuar se do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë një paketë kërkesash lidhur me projektbuxhetin 2025.

Me anë të një komunikate për media ndër kryesoret kanë përmendur:

1- Uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve me të paktën 35 lekë/litër, marrjen e masave rregullatore të pasqyrimit në çmimin
fundor shoqëruar me luftën kundër kontrabandës masive në sektor.

“Çmimet e karburanteve në Shqipërime janë 65-70 lekë/ litër më të larta, sesa të shteteve të Rajonit , duke goditur rëndë konkurueshmërinë e industrive dhe prodhimit vendor.”, thuhet në njoftim.

2- – Rritjen e mbështetjes financiare me të paktën 150 milion euro ndaj industrive dhe prodhimeve bujqësore, me qëllim përafrimin në nivel të ngjashëm me shtetet rajonale konkurente. Fuqizimi i ndjeshëm i Lek-ut, interesat e larta të kreditimit, kostot e energjisë
elektrike, etj. e bëjnë edhe më të domosdoshme shtimin embështetjes financiare për të shpëtuar industrltë dhe prodhimin vendor nga falimenti .

3- Kalimin gradual në skemën e taksimit të thjeshtë pa pragje të nivelit të pagave, krahësimisht me sistemin përpjestimor. Sa më sipër kërkohet me qëllim mbështetjen e nismës së ekzekutivit për luftën kundër informalitetit në skemën e pensioneve dhe në ekonominë kombëtare në tërësi.

Po ashtu ata kanë kërkuar rritjen e investimeve kapitale në infrastrukturën e impianteve dhe rrjetit të pastrimit të ujrave të zeza dhe mberjeve të ngirta. Gjithashtu, kërkohen investime në kontrollin e mbetjeve industriale. Cilësia e pastrimit të ujrave urbane dhe mbetjeve të ngurta përbëjnë kërcënim serioz për qëndrueshmërinë e turizmit shqiptar./Arbresh.info/

Të ngjashme