Falë vlerave natyrore dhe ekoturistike Parku Kombëtar I Vjosës vazhdon të tërheqë vëmendjen e studiuesve vendas dhe të huaj. Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër organizoi Konferencën Ndërkombëtare “Parku Kombëtar i Vjosës: Dialogu i shkencës, kulturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.
Studiuesit e pranishëm referuan për gjendjen aktuale, mirëmenaxhimin, resurset dhe perspektivën e zhvillimit të Parkut Kombëtar të Vjosës në shërbim të komunitetit lokal në jug të vendit.
“Universiteti nëpërmjet kumtuesve të ndryshëm do të sjellë shumë qasje të cilat do ti shërbejnë planit të menaxhimit të parkut të Vjosës, dhe kjo konferencë do të jetë një edicion i parë për t’u pasuar nga të tjerat por edhe nga gjini të tjera të kërkimit shkencor si artikujt, projektet dhe forma të tjera diskutimi shkencor dhe kemi synimin që universiteti i Gjirokastrës të shërbejë si një pol i rëndësishëm në këtë rajon jo vetëm për Parkun e Vjosës por për të gjitha studimet dhe lidhjen e universitetit me komunitetin”, tha Bektash Mema, rektor i universitetit.
“Vjosa është një lumë shumë i rëndësishëm i cili ndikon në klimën, mjedisin, florën, faunën, demografinë, ekonominë , zhvillimin e të gjithë njerëzve të kësaj zone, nëse Vjosa nuk trajtohet me kujdes ajo ta shpërblen me atë mënyrë trajtimi që i bën njeriu, kështu që organizimi i kësaj konference do të shërbejë që Vjosa të trajtohet me kujdes dhe dashuri”, u shpreh Ksenofon Krisafi, studiues.
I njohur si lumi i egër i fundit në Europë, Vjosa po tërheq një numër në rritje turistësh vendas dhe të huaj, duke u kthyer në një zonë të preferuar për zhvillimin e ekoturizmit në vendin tonë./euronews.al
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...