Google ADS

Konferenca e tretë ndërqeveritare me BE, Rama nga Brukseli: Ditë e mirë për vendin, hap motivues për të gjithë

08:19 | 17 Dhjetor 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cilësoi si një hap të rëndësishëm për Shqipërinë mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe hapjen e grup-kapitullit të 6: Marrëdhëniet me Jashtë.

Në një prononcim për mediet përpara Konferencës, Rama u shpreh se, “jemi këtu për një hap të rëndësishëm dhe të hapim një grup-kapitull të ri që është shumë i rëndësishëm për planet tona”.

“Ne duhet të vazhdojmë para dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grup-kapituj deri në pranverë dhe më pas të jemi të sigurt që vitin e ardhshëm të mbarojmë me hapjen e kapitujve”, tha Rama.

“Është ditë e mirë për vendin tonë dhe është hap motivues për të gjithë ne”, theksoi kreu i qeverisë.

Grup-kapitulli përmban dy kapituj: Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme dhe Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.

Ky vendim vjen pas hapjes së kapitullit të “Themeloreve”, më 15 tetor që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme