Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se faktori shqiptar ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani ka theksuar se këto vlera do të bëhen edhe më të dukshme dhe të prekshme për të gjithë, nëse siç theksoi ai, bashkëpunojmë për të forcuar rolin dhe unitetin e këtij faktori, përcjell Arbresh.info.
“Në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit,” , në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024” theksova parimet dhe prioritetet e qeverisë shqiptare dhe politikës sonë të jashtme, të cilat janë të përkushtuara ndaj bashkëpunimit me faktorin shqiptar në të gjitha vendet e rajonit”, tha Hasani.
“Një shembull konkret i këtyre përpjekjeve është krijimi i një drejtorie të re, e cila do të fokusohet në politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon, me një vëmendje të veçantë ndaj bashkëkombësve tanë kudo ku ata jetojnë. Forcimi i unitetit dhe ndikimit të faktorit shqiptar, do të promovojë një të ardhme të përbashkët dhe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh tutje Hasani./Arbresh.info
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin