Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ka folur për ligjin për adresat.
Balla theksoi se është shumë e rëndësishme që regjistri kombëtar i adresave të përditësohet në mënyrë të rregullt.
“Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik. Kemi punuar edhe me akte nënligjore. Ligjet e mira duan sanksione të forta. Regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt. Banesat duhet që të kenë kod unik, që edhe turistët të gjejnë saktë adresën. Historia që banesa është tek Pallati me Shigjeta, më pas keni një kioskë e shko në kat të tretë, kjo nuk do të funksionojë. Me Kodin Unik, ky problem do të marrë fund. Kemi parashikuar kod edhe për banesën, edhe për ndërtesën.”, tha Balla.
Më tej Balla u ndal edhe tek sulmi ndaj gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj, për të cilin u shpreh:
“Nxis që komisioni për sigurinë të bashkohet me dënimin e këtij akti prej burracakësh ndaj një magjistrati dhe po ashtu dua t’iu informoj si Komisioni Përgjegjës për mbulimin e veprimtarisë së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë, se prej momentit të parë të marrjes së informacionit lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup pune jo vetëm për të hetuar. Mund të ndaj informacionin se hetimet po ecin mirë, ka një pistë e cila mund të na çojë në zbardhjen e gjithë organizmit dhe të ekzekutimit të kësaj ngjarje”./abcnews.al/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...