Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka zbuluar se Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka propozuar datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së.
Në përfundim të mbledhjes së komisionit pas para mesnatës të së enjtes, Berisha deklaroi për gazetarët se në mbledhje u propozuar që zgjedhjet për kreun e ri të partisë të mbahen më 22 maj.
“U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë data 22 maj”, tha Berisha.
Deri tani kandidat për kryetar është vetëm ish-kryeministri Berisha që ende nuk është kandidaturë zyrtare.
Kuvendi i PD-së do të zgjedhë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Ky organ më pas do të zgjedhë Kryesinë, nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD.
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...