Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore

11:46 | 14 Korrik 2020
A. B.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme ndryshimet në Kushtetutë. Të gjithë anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje online të Komisionit të Ligjeve kanë votuar pro miratimit për hapjen e listave.

Deputetët miratuan gjithashtu edhe ndryshimin e pikës 2 të nenit 68 të Kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Tashmë nisma në fjalë do të kaloj për votim në Parlament. Kështu, nëse në Kuvend do të votohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese atëherë do të ndalohen koalicionet dhe listat do të jenë të hapura, ndryshime këto që do të specifikohen edhe në Kushtetutë.

Për ndryshimet në Kushtetutë duhen 94 vota. Ndërsa për votimin e marrëveshjes mes PS, PD dhe LSI duhen 84 vota të cilat kryeministri Edi Rama thotë se nuk i ka. Vendimi i Komisionit të ligjeve pritet të sjellë reagim të ndërkombëtarëve dhe opozitës.

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe është një nismë që fut në kaos situatën politike në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme