“Shtetasit shqiptarë, ashtu si edhe ato të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe më tej, kanë shqetësime legjitime mbi rritjen e çmimit të karburantit dhe ushqimeve”.
Ky është qëndrimi i Komisionit Europian pas protestave të ditëve të fundit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si pasojë e rritjeve te çmimeve pas shpërthimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë.
Duke iu referuar edhe arrestimeve të disa protestuesve dhe qëndrimet kritike të qeverisë ndaj protestave, Komisioni nënvizoi se ”mbajtja e standardeve të BE-së për sa i përket të drejtës për t’u mbledhur paqësisht, si dhe mbrojtja e grupeve më të prekura, janë kërkesa të domosdoshme dhe monitorohen me vëmendje. Të gjithë palët duhet të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbajtën”, thuhet në përgjigjen e saj ndaj pyetjeve mbi këtë çështje.
Komisioni shtoi se rritja e çmimeve vjen si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe jo nga sanksionet ndaj Moskës, dhe vlerësoi hapat e Tiranës zyrtare për të monitoruar çmimet bazë me disa komisione të posaçme./A2/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet