Kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta kanë takuar sot Komisioneren e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson.
Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme përgëzoi Shqipërinë për progresin e arritur, në veçanti vitin e fundit për çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe punët e brendshme, sigurinë dhe migracionin.
“Është kënaqësi për mua që jam në Tiranë me ftesën që më ishte bërë dhe vërtetë kënaqësi që patëm një diskutim të hapur e të sinqertë me kryeministrin Rama. Folëm për shumë gjëra sigurisht, por një nga mesazhet kryesore që kam dhënë këtu është që të përgëzoj të gjithë Shqipërinë për arritjet, në veçanti gjatë vitit të fundit dhe jo vetëm në fushën e këtij mandati që mbuloj unë për çështjet e drejtësisë dhe punët e brendshme, për sigurinë dhe migracionin. Ecuria dhe progresi i Shqipërisë gjatë vitit të fundit, shumë i mirë dhe ndaj u vendos të hapen negociatat dhe në dhjetor ne pamë që u përmbushën të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Johansson.
Ajo theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të mirë policor dhe një zbulim të krimit në kufijtë tanë.
“Shqipëria dhe BE kanë një bashkëpunim me të gjitha agjencitë në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme. Është një model që duam ta përsërisim në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Jam po kështu e kënaqur që reforma të mëdha në vend, si reforma në drejtësi, ligji i azilit që Shqipëria ka mundur të miratojë. Sigurisht që ka shumë fusha për përmirësim. Për shembull problemi me kërkesat e pabazuara për azil në disa nga shtetet anëtare të BE. Është e rëndësishme të vazhdohen reformat në këtë drejtim, për sundimin e ligjit dhe për të pasur këtë bashkëpunim të mirë”, tha komisionerja.
Ajo u ndal dhe tek zgjedhjet e 25 prillit, teksa theksoi se partitë duhet të marrin përgjegjësitë për kandidatë me integritet, thirrje është bërë vazhdimisht edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
“Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë që të kenë integritet të kandidatëve në lista. Ky ka qenë një takim vërtetë shumë i mirë dhe jam këtu për t’iu uruar për këtë progres por sigurisht që akoma më shumë duhet bërë”, tha komisionerja europiane./TCH
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...