Një interes të medias, komisioneri Dimitris Avramopoulos ka komentuar shkurtimisht procedurën në lidhje me një ardhje të mundshme në Komisionin Evropian, të kërkesës së firmosur nga parlamenti i Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët.
Avramopoulos ka shpjeguar se ai nuk mund të komentojë mbi çështje të brendshme të një vendi të BE-së, por ka theksuar se në Komisionin Evropian nuk ka ardhur një kërkesë e tillë.
“Ne nuk bëjmë komente për atë që vendoset në nivelin e vendeve anëtare, por për derisa thelbi kryesor ka të bëjë me mekanizimin për pezullimin e vizave, që ka interes të madh për ju, më lejoni t’u them se Komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim që kërkon pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Europë që përfiton.
Nëse mund të ndodhë në të ardhmen, më besoni se do të bëjmë një analizë të kujdesshme nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike të një vendi X”—tha komisioneri.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...