Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar deklaratën e Edi Ramës në të cilën ai bëri një krahasim banal për liderët kosovarë.
Veprimet e liderëve politik në Kosovë në raport me shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Rama i ka vlerësuar si ‘lopa kur bën qumështin dhe kthehet shqelmon kovën”.
Në një deklaratë për Indeksonline, Sali Berisha ka thënë se krahasimi i bërë nga Edi Rama për liderët kosovarë është fatkeq e denigrues.
“Unë kam shprehur qëndrimin tim ndaj nismës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Veprimi i tërheqjes nga kjo nismë është për tu përshëndetur. Mendoj se deklarata dhe krahasimi i Edi Ramës është fatkeq, denigrues dhe vulgar. Krahasimet me lopë, kuaj, viça, qenë, është praktikë e vjetër e kafshërimit të kundërshtarit e trashëguar nga koha e monizmit” ka thënë Sali Berisha./indeksonline
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...