Kreu i PD, Lulzim Basha ka garantuar se deri më 25 prill nuk ka për t’u marrë më me Ramën dhe batutat apo komentet e tij.
Së fundmi Rama thumboi Bashën nga Lezha, por lideri i opozitës në Roskovec tha se jo nuk di t’i përgjigjet Ramës, por s’ka për të harxhuar kohën e qytetarëve.
Basha e pranon se Rama merret nga mëngjesi në darkë me të, por për të ndryshimi ka ardhur dhe ka ftuar qytetarët që të fillojnë që në orët e para të 25 prillit kur hapen vendvotimet të shkojnë të votojnë.
‘’Unë po ju them bëhuni gati, për një Shqipëri që të rinjtë të bëhen agronom, zooteknik e veterinerë. Një shekull i ri ka trokitur, vetëm Shqipëria ka mbetur mbrapa. Nuk na mungon as dija, as vendosmëria. Bujqësia, zhvillimi rural, do jenë prioritete absolute të qeverisë time që ju ftoj ta votoni më 25 prill.
E di që femëri shqiptar zhytet në borxh. Është mungesa e mbështetjes. S’ka nevojë, plani ynë është i hartuar me ekspertët më të mirë të vendit. s’kam ardhur të premtoj gjë. Keni premtuar 8 vite premtime që s’janë bërë realitet. Teatër i pështirë politik në kurriz të shqiptarëve që do marrë fund në 25 prill. Siç jeni ulur në të tjera fshatra e zona të bukura prodhuese, kam ardhur t’ju shpjegoj pjesë të këtij plani, që kanë punuar dhjetëra e qindra specialistë, janë angazhime të një plani konkret pune, të buxhetuara sipas buxhetit të shtetit. S’fola për Gjermani, Zvicër e Greqi, por për Kosovën e Maqedoninë e Veriut.
Kjo qeveri e kryeministër që iu ka lënë në baltë. Ku i gjen paratë për koncesione e PPP. Paratë ia ka dhënë oligarkëve me kamionë edhe në këto javët e fundit po i jep. Nuk do ua japim më oligarkëve, por shqiptarëve. Një zotim është për t’i dhënë fund politikës së premtimeve. Politika të detyrohet të punojë me plan. Të punojë në bazë të planeve. Të gjykojnë prap me votë. Kjo është politika e mirë, e vërtetë. Jo politika e neveritshme, që është e rënduar me llafe, me sulme, si e si për të hequr vëmendjen. Zotëri, vëllezër, zonja, motra, gjyshër. Ka nisur një fushatë që
Nuk do i përgjigjem, dhe asnjë mos ketë dyshim, jo se nuk di t’i përgjigjem, por s’dua të harxhoj më kohën tuaj. S’dua të harxhoj kohën, po përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet.
Deri më 25 prill s’kam punë me të. Unë kam punë me hallet e njerëzve, me ëndrra tuaja, planet tuaja, dalin e teprojnë për nj ënjeri të përgjegjshëm. Unë s’kam pse merrem me të, s’dua të merrem me të. Ky është fundi i tranzicionit. Një politikan i përgjegjshëm nuk e përdor politikën për teatër. Kështu ka lindur politika, për të përmirësuar jetën e njerëzve. Pse e ka kthyer ne teatër, sepse pensionet nuk janë rritur, por janë rritur taksat, nuk janë rritur rrogat, por është rritur 40% çmimi i shportës.
Nga mëngjesi në darkë merret me mua. Si do i përgjigjet xhaxhait, për pensionet. E la vendin në baltë e llucë, në 25 prill është dita juaj. Ftesa ime ndaj jush, siç jemi mbledhur këtu fshatçe, mblidhuni që në orët e para dhe hidhni votën për ndryshimin që meritoni, ndryshimin që ka ardhur, e kam ndjerë që në orët e para në rrethrrotullimin e Kolonjës, Fier, Patos, Ballsh, Roskovec. ‘’- tha Basha./balkan web
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...
Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta
U nënshkrua Deklarata kundër dhunës ndaj grave në politikë n...