Dy ish efektivët ushtarak Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj, autorë të grabitjes së 2.7 milion euro të BKT-së në Rinas, përveç lidhjes shoqërore janë edhe të afërm me njëri-tjetrin.
Ditjon Memlikaj, 31-vjeç, nga Tepelena është një ish-efektiv i forcave ushtarake, i cili ka marrë pjesë në operacionet ushtarake të NATO-s në Afganistan prej një periudhë 1 vjeçare.
Edhe Neim Avdulaj 28 vjeç nga Vlora, ish-ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zall-Herrit, ka marrë pjesë në operacionet ushtarake të NATO-s në Afganistan.
Të dy komandot, përveç lidhjes së ngushtë shoqërore, ata kanë edhe lidhje familjare mes tyre.
Autorët e grabitjes së Rinasit realizuan dy supergrabitje dhe morën mbi 7 milion euro, por parajsa e tyre e vjedhur zgjati vetëm 14 muaj.
Aventura 2-vjeçare e grupit kriminal që sulmonte dhunshëm paratë e bankave që kalonin në rrugën e Rinasit, përfundoi pasditen e të martes.
Në një operacion të shtrirë në disa zona, Vorë, Prezë, Krujë dhe Fushë-Krujë, policia arrestoi 4 nga 6 grabitësit, mes tyre edhe 2 ish-komandot që kishin operuar në Afganistan, çka shpjegon edhe saktësinë e tyre operacionale në grabitje.
Përveç grabitjes së dhjetorit 2015 dhe atë të enjtes së kaluar, ky grup kriminal është i dyshuar edhe për grabitjen e një banke të nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku u morën më shumë se 3 milionë euro. Një pjesë e këtyre parave janë kapur gjithashtu.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër