Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “Log.” në Abc, ka theksuar se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm.
Sipas tij bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, pasi ajo një bimë e bekuar nga Zoti.
Kokëdhima theksoi se kanabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve.“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe. Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima.
“Në Shqipëri nga kanabisi ka përfituar mafia dhe politika. Por nuk duhet të ki frikë të dëgjojmë se çfarë është në interes të ekonomisë.
Më ka shqetësuar shumë kjo çështje për mënyrën sesi ne i trajtojmë problemet. Dakord, mund të kemi shumë gjëra që vlejnë në një debat. Por kur flasim për rininë duhet të kemi një preukopim shumë të madh. Duhet ta mësojmë rininë tonë që ta jetojë këtë botë pa frikë.
Për kanabisin medikal janë dy çështje. E para janë liritë dhe të drejtat e shqiptarëve që ta përdorin për nevojat e tyre shëndetësore. Kjo duhet të jetë e panegociueshme. Ata që e kanë vonuar këtë çështje duhet të kërkojnë falje atyre që kanë pasur nevojë dhe u është mohuar.
A do përfitojë Shqipëria nga ekonomia? Nuk kemi shumë alternativa për të bërë ekonomi. Nuk ka Shqipëria rrugë pa fund, kur ka shanse duhen shfrytëzuar. Nuk kemi sot asnjë ndikim nga industria farmaceutike. Nëse Shqipëria do të ishte e shpejtë do të merrte pjesë nga ekonomia evropiane e kanabisit farmaceutik”, tha ai./albeu/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...