Koço Kokëdhima, kreu i partisë Zgjidhja i ka kërkuar Prokurorisë hapjen e të gjithë kutive të votimit dhe dërgimin përpara drejtësisë të gjithë numëruesve, të cilët kanë kryer shkelje.
Kjo sipas Kokëdhimës, bazohet në faktin se në 64 kuti votimi të hapura, vetëm në shtatë prej tyre kanë rezultuar të dhëna të sakta.
Kokëdhima deklaroi se është bërë një masakër elektorale me votat.
Partia Zgjidhja deklaroi Kokëdhima e kishte parashikuar këtë masakër elektorale. Partia Zgjidhja kishte të drejtë tha kryetari i saj që i ftoi të gjithë partitë të mos shkojnë në këto zgjedhje me këtë infrastukturë, ku votat i numëron rilindja dhe PD-ja.
Ai akuzoi edhe Kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha se kanë vjedhur votat më 25 qershor.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut