Google ADS

Kokainë me nëndetëse nga Panamaja, 29 të arrestuar në Itali, të përfshirë edhe shtetas shqiptarë

15:06 | 16 Janar 2024
A Z

Bisedat e koduara nga Sky Ecc dhe Encrochat kanë dekonspiruar dy grupe kriminale në Napoli, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë.

Sipas hetimeve nga antimafia italiane, droga që furnizonte pikat kryesore të Kamorrës, kalonte nga Hollanda dhe Spanjadrejt Italisë përmes rrugëve tokësore. Në sheshet e tregtimi të drogës përdoreshin automjete si ambulanca për të mos rënë në sy, ndërkohë që për kalimin e detit përdoreshin nëndetëse. Ky mjet shihej si më i sigurti nga organizatat kriminale.

Ky detaj u bë i ditur nga karabinierët përmes përgjimeve të një bosi shqiptar, i cili është një prej 29 të arrestuarve nga ky operacion. Bëhet me dije se në vitin 2021, duke komunikuar me një tjetër shqiptar që sapo kishte zbarkuar në Napoli, ai ka reflektuar mbi rrezikun se çantat e drogës mund të zbuloheshin lehtësisht nga qentë e drogës.

Kokaina, udhëtonte në pjesën më të madhe të kohës në qese të mëdha në kontenierë. Për shqiptarin kontenierët e drogës dhe nëndetëset ishin zgjidhja ideale.

“Nën ujë është 100 për qind e sigurt, por kjo mund të bëhet vetëm nga Panamaja”- thotë ai në përgjime.

Ky mendohet të ketë qenë komunikimi që shiptari i orientoi hetuesit drejt mënyrës së re se të trafikut të drogës, siç është zbuluar tashmë nga hetimi i policisë italiane nga Prokuroria Publike e Napolit, raporton Euronews Albania.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme