Google ADS

Kokainë dhe kanabis në automjet, kapet në Morinë shtetasi bullgar

12:52 | 25 Tetor 2024
E.K

Një 38-vjeçar bullgar rezident në Angli është kapur në Morinë, pasi i janë gjetur në automjet lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Ai është ndaluar në hyrje të RSh-së, për kontroll më të imtësishëm dhepolicia ka arritur ta zbulojë se çfarë fshihte në automjetin tip “Benz”.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kishte fshehur lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në automjet, kapet në hyrje të RSh-së dhe arrestohet 38-vjeçari.

Sekuestrohen sasitë e lëndëve narkotike dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin bullgar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin bullgar 38 vjeç, rezident në Angli./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme