Pas takimit të kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE, Jean-Claude Juncker, shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn dhe kryeministrin e Bullgarisë Borisov, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama përmendi operacionin e zhvilluar në portin e Durrësit ku u sekuestruan 613 kg kokainë.
Ai tha se ky ishte një operacion i zhvilluar nga organet shqiptare pa ndihmën e autoriteteve të huaja.
Madje Rama thotë se kjo sasi droge i kishte shpëtuar vendeve të BE, dhe arriti të sekuestrohej nga organet ligjzbatuese shqiptare.
“Takim përmbledhës pas ndalimeve në disa pika në rajon. Ishte një bilanc pozitiv që e parashtroi presidenti Juncker si dhe po ashtu në diskutim mbi ecurinë e procesit të Berlinit në aspektin e financimeve të pritshme ku korridori blu apo autostrada adriatiko-joniane është prioritet. Ajo që vlen të theksohet është këndvështrimi pozitiv i kësaj tresheje lidhur me ecurinë dhe gadishmërinë e Shqipërisë në këtë moment kyç ku ne presim një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian dhe përgjigje pozitive nga vendet anëtare.
Vlen të nënvizohet dhe në fund se operacioni më i fundit i organeve tona ligjzbatuese, hetimi doganor dhe policia e shtetit pati një jehonë pozitive, dhe u vlerësua maksimalisht duke parë që ngarkesa e kapur është më e madhja e kapur ndonjëherë por dhe një sasi që para se të vijë në vendin tonë ka kaluar në portet e BE dhe i ka shpëtuar kontrolleve. Ashtu sic ishte e rëndësishme vetëdija se ky ishte një operacion i organeve tona ligjzbatuese pa sinjalizim nga partnerët. Ështe e natyrshme që ne të punojmë me partnerët por në këtë rast është treguar integritet i lartë i organeve tona në luftën kundër drogës.
Faza e parë për të çrrënjosur kanabisin e mbyllur me sukses po kalon në fazën e dytë ku lufta jonë përshkallëzohet dhe aftësitë e organeve tona provohen në terren me rezultate konkrete,” tha Rama.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...