Ditën e djeshme edhe media në amerikën latine, e sidomos ajo në Kolumbi, i kanë kushtuar një sërë artikujsh, kapjes së 613 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, duke bërë publik dhe emrin e grupit të rrezikshëm kriminal që kishte shitur drogën.
Media në amerikën latine shkruajnë se fjala është për kartelin e njohur si “El Clan del Golfo”, organizatën më të rrezikshme në të gjithë Kolumbinë e Meksikën, kur fjala vjen tek droga.
Median bëjnë më pas një pasqyrim të ngjarjes, sasisë së drogës së kapur dhe personave të arrestuar, por ajo që vihet në dukje është një element i pazbardhur deri më tani.
“Sipse.com” i referohet lajmit të shkruar nga “Notimex”, (Agjencisë kombëtare të lajmeve në Meksikë) e cila shkruan se droga u kap gjatë një operacioni të koordinuar mes Marinë Kombëtare Kolumbiane, agjencive ndërkombëtare dhe policisë shqiptare./Koha Jone/
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...