Google ADS

Koka e drogave të forta në Itali, arrestohet shqiptari i rrezikshëm

20:50 | 27 Nëntor 2018
Arbresh Info

Shqiptarët jo pak herë kanë përfunduar koka të bandave të trafikut të drogës në vendet fqinje.

Këtë herë një shqiptar, i cili njihej si “koka” i drogave të forta në Viterbo të Italisë është vënë në pranga.

Ismail Rebeshi, 35 vjec u arrestua pasi autoritetet italiane thonë se ishte drejtues i trafikut të drogës mes Sardenjës, Lazio dhe Lombardisë.

Ai ishte rezident prej vitesh në Tuscia. Pronari i një pike makinash të vjetra si dhe i një klubi nate, ia kishte dalë të ishte në mesin e grupit të furnizuesve të kokainës dhe heroinës në Sardenjë.]

Grupi shiste lëndë narkotike edhe tek të miturit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme