Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pragun prej 10 mijë votash të parashikuan në Kodin Zgjedhor për herësin.
Në vendimin e zbardhur prej saj, Gjykata e vlerëson këtë prag si cenim të së drejtës për të zgjedhur.
Gjykata ka pranuar herësin por jo në masën e parashikuar në Kodin Zgjedhor prej 10 mijë votash.
Kushtetuesja e cilëson herësin si balancim të rolit të partisë dhe të zgjedhësve në një proces zgjedhor por pragu prej 10 mijë votash shkel parimin e proporcionalitetit.
Shqyrtimi i kësaj çështjeje erdhi me kërkesë të Partisë “Bindja Demokratike” dhe Partisë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”.
Në zgjedhjet e 25 prillit ishin katër kandidatë që thyen herësin, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi nga PS dhe Luçiano Boçi nga PD.
Ata edhe pse nuk ishin të renditur në listën fituese, arritën që të merrnin numrin e nevojshëm të votave personale për të përmbysur renditjen e diktuar nga partia.
Vendimi i Kushtetueses nuk do të ketë fuqi prapavepruese për mandatet e zgjedhjeve të 25 prillit ndaj ata që arritën të thyenin herësin do të mund të marrin mandatin e deputetit./Euronews Albania
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...