Kodi Zgjedhor, dështon gjetja e konsensusit, largohet opozita parlamentare

12:57 | 30 Shtator 2020
Arbresh.info

Edhe ditën e sotme nuk ka pasur një konsensus nga palët politike pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku në fund opozita parlamentare vendosi që të largohet.

Një orë pas mbledhjes u kërkua nga deputeti Ralf Gjioni që të kishte një pushim të shkurtër që palët të mund të diskutonin me njëri-tjetrin. Por pas pushimit opozita e bojkotoi mbledhjen duke mos vazhduar më tej. Rudina Hajdari tha se senaca u bojkotua pasi nuk ishte parë vullnet pozitiv nga maxhoranca për hapjen reale dhe 100% të listave.

“Vendosëm ta bojkotojmë seancën e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar atë reformë madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse maxhoranca do të vazhdojë në ketë rrugë, duke ardhur me drafte të cilat nuk synojnë hapjen e listave por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë. E di që shumë qytetarë ndoshta edhe janë lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta është edhe qëllimi i kastës së vjetër politike, t’i lodhë qytetarët tej mase e më pas të bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë, të gënjejnë, por kjo qe po bëjmë është shumë e rëndësishme jo për sot, por për 30 vitet e ardhshme. Na duhet që këtij vendi ti rikthejmë demokracinë si një mjet për të rritur mirëqenien dhe zhvilluar ekonominë. Ne nuk dorëzohemi”, është shprehur Hajdari.

Kujtojmë se ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ishte planifikuar për diskutuar nen për nen draftet e propozuara nga palët politike për listat e hapura edhe pse pa asnjë përfundim konkret./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme