Në një kohë kur kreu i Kuvendit të Shqipërisë pritet të mbledhë sot Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri, kanë ardhur edhe kandidaturat e para për këtë post.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në “News 24” ka thënë se është e gatshme dhe e nderuar të pranonte postin për kreun e Shtetit.
Ndërkohë kryeministri Rama tha dje gjatë një interviste se nuk do të bëjë asnjë lëvizje në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri pa u këshilluar më parë me aleatin e tij në koalicion, Ilir Metën.
Gjatë ditës së djeshme Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mbi përcaktimin e kalendarit për zgjedhjen e presidentit të ri. Mandati i Bujar Nishanit mbaron më 24 korrik.
Gjithashtu edhe Drejtori i Shërbimit Juridik të Kuvendit Alban Brati i dërgoi një memo Metës ku e njofton për procedurat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës një ditë para afatit të nisjes së procedurave.
Në letër thuhej se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017.
Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...