Kodet e 3 shqiptarëve për kokainën: “Kemi domate për të prerë”

00:24 | 24 Mars 2018
Trina Galanxhi

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për trafik kokaine.

Të arrestuarit janë Ismet Totraku, Dashnor Tosku dhe Elis Rustami. Dy persona të tjerë në kërkim, por besohet se janë jashtë Italisë.

Dimrin e 2016-ës policia mori sinjalizim se një grup shqiptarësh po qarkullonin në zonë me automjete të shtrenjta me fuqi të madhe me pretendimin se punonin në sera. Por kjo tërheqje e vëmendjes u kushtoi shtrenjtë shqiptarëve pasi pas tyre u vunë agjentë të skuadrës së lëvizshme.

Nga përgjimet dhe vëzhgimi u vu re se ata kishin lidhje me grupe dhe një rrjet të trafikut të kokainës. Grupi ishte i përbërë nga 5 shqiptarë dhe një italian. Në një telefonatë u dëgjua njëri prej tyre të thoshte se “pas një muaji zona do të mbushej me njerëz dhe do të kishte një “boom” dhe do të punohej mirë”.

Hetuesit vunë re se kokaina shpërndahej në një ofiçinë mekanikësh dhe në disa lokale. Nga janari në gusht të 2016-ës u vunë re të gjitha lidhjet e shqiptarëve.

Në telefon flisnin gjithmonë me kode si: “domate për të prerë” apo “shtëpi që shitej për 5 mijë euro”,por ishte e qartë që flitej për drogën. Njëri nga shqiptarët kishte jetuar për vite në Angli dhe kishte lidhje me kolegë në Gjermani nga edhe merrte kokainën prej një shqiptari tjetër./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme