Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima bën thirrje për luftë, për të parandaluar siç thotë ai plehrat e Europës që pritet të mbërrijnë në vendin tonë. Sipas Kokëdhimës, BE po i sjell plehrat në Shqipëri pasi Kina e ndaloi në fillim të këtij viti importin e tyre.
Në këto kushte është bërë një pakt i heshtur që rreth 50 milionë tonë mbetje, mes të cilave 1.5 ton mbetje plastike, pritet të depozitohen në Shqipëri. Kokëdhima e shpjegon me këtë pakt mbështetjen që Rama ka mes krerëve të BE-së kohët e fundit.
“ZGJIDHJA e paralajmëron këtë kryeministër tradhëtar, se do jetë në krye të rezistencës së popullit tonë, kundër planit të tij për ta kthyer Shqipërinë në kazanin kanceroz ku shkarkohen plehrat e gjithë Europës. Duhet të bëhemi gati për luftë!”, thuhet në reagimin e Kokëdhimës./lapsi.al/
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...