Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Holandës.
Pyetjes së Tv Klan lidhur me argumentimin e deputetëve holandezë se nuk ka rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit dhe se ministri i Jashtëm holandez konsideron se rekomandimi i Komisionit Europian ishte i parakohshëm, Komisioni Europian i përgjigjet kështu:
“Ne mendojmë që zgjerimi është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Europian për stabilitetin, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Vlerësimi ynë është shumë objektiv bazuar në prurjen e interlokutorëve të ndryshëm. Rekomandimi ynë tregon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar vendosmërinë për të avancuar në rrugën e integrimit dhe se ato kanë arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme. Ju rikujtoj edhe deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian kur u takua me Kryeministrin shqiptar, e cila tregon qartë qëndrimin e tij dhe të Komisionit”.
Lidhur me faktin se raporti i Komisionit Europian nuk kontestohet vetëm nga Holanda, por edhe Gjermania dhe Franca, Komisioni nuk komenton qëndrimet në vendet anëtare.
“Nëse i referohemi punës që duhej bërë për këtë stad, kjo është bërë. Kjo nuk do të thotë se puna mbaron aty. Ju e dini që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një prioritet, për të cilat shtetet janë angazhuar dhe për të cilat puna duhet të vazhdojë. I takon Këshillit të Bashkimit Europian të vendosë dhe nuk do të komentoj qëndrime, spekulime apo debate në shtetet anëtarë”, shprehet Maja Koçijançiq.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian priten të marrin një vendim në datën 18 Shkurt lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...