Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka vendosur shkarkimin e dy gjyqtarëve, të cilët janë dënuar tashmë në formë të prerë edhe nga Gjykata e Apelit.
Ata janë Ibrahim Hoxha, gjyqtar i dhomës civile në Tiranë dhe Shyqyri Çobo, gjyqtar i Beratit.
Hoxha është dënuar me dy vite për akuzën e korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Renda, pasi ka marrë një rryshfet prej 600 mijë lekësh për dhënien e vendimit në favor të një pale gjatë një procesi gjyqësor për çështje pronësie.
Nga ana tjetër gjyqtari Çobo është dënuar me 1 vit e 8 muaj shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe ngacmimit seksual ndaj një gruaje e cila ishte në proces divorci me të shoqin./Arbresh.info/
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi