Google ADS

KLP shtyn afatin për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjitshëm

14:39 | 17 Qershor 2019
L G

Këshillimi i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për Prokuror të Përgjithshëm.

KLP kërkoi shtyrjen e afatit pasi kandidati Olsi Çela nuk iu është nënshtuar akoma vettingut.

Gent Ibrahimi: “Olsi Çela nuk iu është nënshtruar akoma vettingut. Sot jemi mbledhur për shtyrjen e afatit derisa Çela të kalojë procesin e vettingut. I kemi kërkuar KPK të përshpejtojë proceduarat.”

Kreu i KLP, Ibrahimi u shpreh se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve.

Rrëzimi i një prej kandidaturave – KLP pritet që së shpejti të rrëzojë një prej katër kandidaturave që nuk plotëson kriteret.

Pas paraqitjes së katër kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi procedurat për përcaktimin e kritereve për secilin kandidat dhe se cili nga ata ka më shumë përparësi.

KLP do të rendisë tre kandidatura dhe pritet që të rrëzohet një prej aplikuesve.

Deri tani konsiderohen si kandidatura të forta prokurorët Olsi Çela dhe Fatjona Memçaj, kjo e fundit për shkak të aftësive profesionale por edhe avokati Lulzim Alushaj. Ndërsa drejtuesja aktuale e prokurorisë Arta Marku ka pak gjasa të renditet në fillim të listës mëgjithëse përflitet se ka mbështetjen e disa prej anëtarëve të KLP-së.

Pas hapjes së garës nga KLP për këtë post që ka një mandat 7-vjeçar kandiduan tre prokurorë dhe një avokat, të cilët brenda një afati 45 ditor, tre prej tyre do t’i kalojnë parlamentit në bazë të një renditjeje.

Përzgjedhja kryeprokurorit – Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë./oraneës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme