KLP dënoi sulmet ndaj SPAK, Ambasada e SHBA: Fund pandëshkueshmërisë

09:24 | 17 Prill 2024
R J

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur dënimin nga KLP të sulmeve kundër SPAK.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA thotë se do të vijojnë të qëndrojnë në krah të shumicës dërrmuese të shqiptarëve që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë.

Këto reagime erdhën pasi ditën e djeshme kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha që kreu i SPAK, Altin Dumani, kishte nisur hetimet ndaj tij, pas një takimi që ai kishte pasur me ish-shefin e FBI-së nën hetim, Charles McGonigal.

Dumani iu përgjigj akuzave të Metës duke thënë se nuk e ka takuar kurrë McGonigal.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Të ngjashme