Klosi: Nuk ka pasur Shtëpi të Verdhë brenda territorit shqiptar

23:59 | 23 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi u shpreh se nuk ka pasur Shtëpi të Verdhë brenda territorit shqiptar.

Klosi: Kurrë nuk e kam ndjerë që UÇK të kishte pikëpamje të tilla, të eliminonin kundërshtarët. Ata kishin platformën e luftës kundër Serbisë. Gjithë lufta është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n. Të akuzosh shefat kryesor të UÇK-së për platforma të tilla është absurde. Aq sa di unë nuk ka pasur Shtëpi të Verdhë brenda territorit shqiptar./oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme