Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nisi sot pastrimin e plazheve në prag të hapjes së sezonit turistik.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ishte në Shëngjin sot ku tha se këtë vit presim të zhvillojmë një turizëm ‘corona free’.
Klosi u shprehu besimin se do ja dalim që të jemi vendi i parë që do të përfundoj vaksinimin e sektorit turistik.
Ai u bëri thirrje bashkive, shkollave dhe shoqërisë civile që të zhvillojnë aksione pastrimi në zonat e tyre turistike.
“Fillimi i sezonit turistik pa dyshim do të duhet të na gjej të gjithëve në një aksion sensibilizimi për të pasur një Lezhë të pastër, për të pasur një bregdet të pastër, për të pasur aftësinë që të aktivizojmë gjithë forcat tona vullnetare për të pastruar Shqipërinë”, tha Klosi.
Sipas tij, është shumë e nevojshme që të kemi një një rikthim të gjithë aksioneve tona të pastrimit pasi Shqipëria do të duhet të vazhdojë jetën e saj normale.
“Sezoni i ri turistik besoj do të shënoj një arritje shumë të madhe për ekonominë shqiptare prandaj na duhet të përgatitemi fort dhe për këtë së bashku me kryetarët e bashkive e Prefektët do të ndërmarrim të gjithë aktivizimin e nevojshëm për të sistemuar të gjithë zonën e plazhit dhe së bashku me operatorët turistik te promovojmë një turizëm turistik free corona”, u shpreh Klosi.
“Besoj që do ja dalim që të jemi vendi i parë në rajon për vaksinim te të gjithë sistemit të operatoreve turistik duke pasur mundësinë që me fillimin e qershorit e pastaj me muajt më intensiv të turizmit të kemi një turizëm të kontrolluar dhe shumë të mbrojtur nga pikëpamja e koronavirusit”, shtoi ai.
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Yjet botërorë përjetojnë ferrin mbi tokë/ Ja VIP-at që zjarr...
Lajçak takohet me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të...
Spitali i Pejës dënon operatorët që nuk përmbushen me kohë k...
Mediat e huaja: Përgatituni për aventura të reja në destinac...
Tri opsione për sulmin – por njëri prej tyre është më lehtë ...