Ministri i Turizimit dhe Mjedisit Blendi Klosi zotohet se në 2020 në Shqipëri nuk do të ketë më qese plastike.
Klosi ka qenë ditën e sotme në një aksion pastrimi në Malin e Dajtit bashkë me të rinjtë e “Smile Albania”, ndërsa ka theksuar se qeveria do të miratojë ligjin për eleminimin e qeseve plastike.
‘Në operacionin tonë ‘Clean and Green 2020’ një nga pikat e rëndësishme ka qenë eliminimi i qeseve plastike, prandaj brenda këtij viti ne do të kalojmë ligjin që kufizon në pranverën e vitit 2020 përfundimisht qeset plastike në vendin tonë dhe brenda vitit 2020 eliminimin e të gjithë plastikës’, është shprehur ministri Blendi Klosi, ndërsa i ka bërë apel pushtetit vendor për një mjedis sa më të pastër./sotnews/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje