Klodiana Lala: Remzi Hoxha ishte dëshmitar i takimit mes Berishës dhe Millosheviçit

00:22 | 23 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se Remzi Hoxha është shpallur i v ekur me vendim gjyqësor.

“Remzi Hoxha është shpallur i vd ekur me vendim gjyqësor. Problemi është që unë mendoj se strukturat shtetërore të asaj kohe kanë penguar zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Në dosje ka një dokument të firmosur nga z. Berisha, që thotë të analizohet çështja. Gjykata krijoi bindjen që SHISH ishte tërësisht i përfshirë, por nuk krijoi bindjen për motivin e ngjarjes.

Burime të ndryshme jashtë sallës së gjyqit thonin se Remzi Hoxha kishte qenë dëshmitarë e një takimi mes Berishës dhe Millosheviçit, por në dosjen gjyqësore nuk thuhet një gjë e tillë. Hetimet për ngjarjen janë hapur e mbyllur disa herë”, tha Lala për News24.

Të ngjashme